Borrell: Zgjedhjet në Bjellorusi “nuk ishin as të lira e as të drejta”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka dënuar dhunën e ushtruar kundër protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, teksa i ka cilësuar zgjedhjet si “as të lira e as të drejta”.  

Borrell tha përmes një deklarate se “populli i Bjellorusisë meriton më shumë” dhe kanë demonstruar dëshirën për ndryshim.

Rizgjedhja e Alexander Lukashenkos për mandatin e gjashtë radhazi si presidenti i Bjellorusisë – i vetmi president që vendi ka pasur ndonjëherë – është pritur me protesta masive dhe skepticizëm mbi lirinë e zgjedhjeve.

Kandidatja e vetme kundër Lukashenkos ka lënë vendin dhe ka shkuar në Lituani. Bashkëshorti i saj, i cili po ashtu ishte kandidat kundër Lukashenkos, është aktualisht në qelitë e paraburgimit. 

Borrell tha se “autoritetet shtetërore kanë ushtruar forcë të tepruar dhe të papranueshme duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe disa të plagosur”.

“I bëjmë thirrje autoriteteve të lirojnë menjëherë dhe pa kushte të gjithë të arrestuarit. Gjithashtu, raporte të besueshme të mbikëqyrësve lokalë tregojnë se procesi zgjedhor nuk i ka përmbushur standardet ndërkombëtare që priten prej një shteti pjesëmarrës në OSBE”.

“Populli i Bjellorusisë meriton më shumë”, shtoi ai, duke paralajmëruar se marrëdhënia midis BE dhe Bjellorusisë mund “të përkeqësohet” duke marrë shkas nga rrethanat.

Ai shtoi se BE mund të marrë masa kundër personave përgjegjës për dhunën dhe falsifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Forcat e rendit kanë përdorur plumba prej gome për të larguar mijëra protestues në rrugët e qytetit për të dytën ditë radhazi.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Brendshme, një person humbi jetën pas shpërthimit aksidental të një granate në dorën e tij.

Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 3 mijë persona janë arrestuar.

“Zëdhënësi i BE, Peter Stano, tha se unioni i ka bërë thirrje Bjellorusisë që zgjedhja e vërtetë e qytetarëve të pasqyrohet në rezultatin e zgjedhjeve”.

Stano shtoi se “autoritetet duhet të dëgjojnë zërin e popullit dhe të respektojnë të drejtat e tyre themelore”.

 

Lexoni gjithashtu: 

Protesta në Bjellorusi, Lukashenko rizgjidhet president, opozita akuzon për manipulim të votimit

Protesta në Bjellorusi. Qytetarët kundër Lukashenko, mbështesin kandidatët e opozitës

Kandidatja që tremb pushtetin e “diktatorit të fundit të Europës”

Kush është Alexander Lukashenko, “diktatori i fundit i Europës”?


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER