Evropa

“Nuk e kemi harruar”, familjarët e refugjatëve grekë që u larguan nga Turqia në 1922 rrëfejnë historitë e tyre

Përditësimi i fundit: 11/09/2020 - 16:26
Text size Aa Aa

Greqia ishte pika hyrëse kryesore për qindra mijëra emigrantë në pikun e krizës së refugjatëve rreth 5 vite më parë.

Por, rreth 100 vjet më parë, vetë Greqia ishte në qendër të një tjetër lëvizje masive.

Në fund të luftës Greko-Turke në 1922, Greqia priti rreth 1.2 milionë grekë të Anadollit që u detyruan të largohen nga Turqia.

Ata ndërtuan një identitet të bazuar në origjinën e tyre, e cila u trashëgua brez pas brezi e që vijon edhe sot.

Pothuajse 100 vjet kanë kaluar nga ajo të cilën grekët e quajnë “katastrofa e madhe”, shumë pasardhës të grekëve që u larguan nga Azia e Vogël, emri tjetër për Anadollin, vazhdojnë të mblidhen në shoqata.  

Këto shoqata mbajnë ceremoni të ndryshme me këngë e valle dhe leksione të gjuhës turke.

Përçarjet e kohëve të fundit midis Greqisë dhe Turqisë në ujërat e Mesdheut lindor kanë sjellë kujtime të dhimbshme për shumë grekë të Anadollit.

“Historia nuk është si një film ku mund të identifikosh lehtësisht personazhet e mira apo të këqija”, thotë Giannis Koutoulias, presidenti i Shoqatës së Kulturës së Azisë së Vogël për Euronews.

Traktatit i Luzanës shënoi një marrëveshje midis Greqisë dhe Turqisë e cila i jepte lejen vendeve të dëbonin cilindo qytetar që nuk ishte i mikpritur në vendin e tyre.

Greqia, e cila asokohe kishte një popullsi prej afro 5 milionë banorësh, mori rreth 1 milion turq, ndërsa Republika e Turqisë tërhoqi rreth 356 mijë turq që jetonin në Greqi.

 “Duhet të shmangim banalizimin e historisë së identitetit grek”

“Për vite me radhë kemi mbledhur dëshmitë e refugjatëve dhe pasardhësve të tyre si dhe kemi organizuar udhëtime drejt Azisë së Vogël”, thotë Koutoulias.

“Në një prej këtyre udhëtimeve, një gruaje që po vizitonte shtëpinë e gjyshit të saj, e cila kishte mbetur e paprekur, iu dorëzua çelësi i shtëpisë prej pronarit aktual turk”, tha Koutoulias.

Georgios Archontakis, presidenti i Unionit të Smirneasve, tha për Euronews që “duhet të shmangim banalizimin e historisë së identitetit grek, vetëm sepse mendojnë se do e bënte më të lehtë për të trajtuar të tashmen”.

“Grekët që vinin nga Azia e Vogël ishin njerëz të shkolluar e të pasur”, shtoi ai.

“Ajo nuk u ndal kurrë së foluri për tokën nga e cila u detyrua të largohej”

Prindërit e Archontakis  i kanë shpjeguar atij për vështirësitë që kanë hasur në mërgim: “Babai u largua nga Izmiri në moshën 9-vjeçare teksa qyteti po digjej. Babai dhe vëllezërit e tij nuk ia dolën të hypnin në anije dhe u vranë”, tha ai për Euronews.

Ndërsa mamaja e tij u largua nga Izmiri kur ishte vetëm 9-muajshe.

“Për sa kohë ishte gjallë dhe në punë, ajo kurrë nuk u ndal së foluri dhe së treguari studentëve të saj për tokën nga e cila e detyrua të largohej”, thotë Archontakis

Tregime të lidhura