Evropa

Zjarri në kampin e refugjatëve, Franca dhe Gjermania thirrje shteteve të BE-së të mirëpresin të pastrehët

Përditësimi i fundit: 11/09/2020 - 07:30
Text size Aa Aa

Trageti i pasagjerëve ‘Blue Star’ pritet të pres rreth 1000 azilkërkues të cilët kanë mbetur të pastrehë pas zjarrit që shkatërroi kampin e tyre në Moria, në ishullin Lesbos.

Zv/presidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas ishte i pranishëm në kamp për të parë kushtet në të cilat ndodhen refugjatët, sidomos pas zjarrit fatal.

"Prioriteti ynë kryesor duhet të jetë i menjëhershëm dhe kolektiv. Së pari, për të siguruar strehim për ata që kanë nevojë dhe pastaj për të rivendosur sa më shpejt të jetë e mundur rendin në ishull", tha z. Schinas

Kancelarja gjermane Angela Merkel një ditë më parë bëri me dije planin franko-gjerman sipas të cilit do të mirëpresin të miturit e pashoqëruara dhe të pastrehë.

"E pyeta kryeministrin grek se si mund të ndihmojmë. Dhe kërkesa e tij ishte që ne të merrnin në veçanti të miturit që tashmë ndodhen në Greqi.  Kemi komunikuar me Francën e së bashku jemi pjesë e një plani. Shpresoj që edhe të tjera shtete të BE do të bashkohen e të ndihmojnë”, u shpreh kancelarja Merkel.

Pas zjarrit që shkatërroi kampin, mijëra azilkërkues në ishullin grek Lesbos vijojnë të enden rrugëve, të pastrehë dhe të uritur.

Zyrtarët lokalë kanë nisur të ndihmojnë duke ngritur tenda të përkohshme.

Familje të shumta të  dëshpëruara, me fëmijë të vegjël, kaluan një natë të dytë në ambiente të hapura, shumë prej tyre jashtë tendave.

 

Lexoni githashtu:

Mijëra refugjatë largohen për t’i shpëtuar zjarrit masiv në kampin Moria

Tregime të lidhura