Evropa

“Jo bllokadë të re”, Franca përjashton kufizimet radikale, masa më të moderuara

Përditësimi i fundit: 12/09/2020 - 09:10
Text size Aa Aa

Kryeministri francez Jean Castex deklaroi se qeveria e tij nuk po planifikon një bllokadë të dytë kombëtare për të frenuar valën e re të coronavirusit, por në vend të saj do të implementojë një seri masash më pak radikale.

“Po, virusi është këtu për të qëndruar edhe për disa muaj dhe ne duhet të jemi në gjendje të bashkëjetojmë me të pa hyrë në një bllokadë të përgjithshme. Ne jemi të vetëdijshëm për zgjidhjen më të thjeshtë dhe atë më pak kufizuese; është aplikimi me rigorozitet i veprimeve të kufizuara”.

Castex tha se masat në fjalë do të përfshijnë testet e shpejta për COVID për rastet me prioritet, si dhe do t’u japë autoriteteve lokale kompetencat për të vendosur reduktimin e orareve të bizneseve.

“Për rastet me prioritet ne do të përforcojmë kapacitetet e testimit. Përmes kësaj, laboratorët do të rezervojnë takime specifike për ata që kanë nevojë për më shumë kujdes, sidomos në qytetet e mëdha, ku dhe do të instalohen qendra testimi”. 

Qeveria franceze ndodhet nën një presion të ri për të kufizuar përhapjen e sëmundjes, teksa vendi po përjeton një rritje të infeksioneve që nga fillimi i muajit.

Në mars, Franca kishte imponuar një bllokadë të rreptë, që parandaloi tejmbushjen e spitaleve nga pacientët me COVID-19, por edhe i dha një goditje të fortë ekonomisë. Bllokada në fjalë u lehtësua në fillim të majit.

 

Lexoni gjithashtu: 

Franca shënon rekord të ri ditor me rreth 10 mijë raste të reja

Jeta duhet të vazhdojë! Francezët nuk tërhiqen pavarësisht rritjes së rasteve me COVID

Bilanci global i COVID, mbi 27 milionë të infektuar dhe mbi 880 mijë vdekje

Tregime të lidhura