Evropa

Kriza në bjellorusi, dhunë dhe tela me gjemba për të ndaluar protestuesit

Përditësimi i fundit: 13/09/2020 - 17:53
Text size Aa Aa

Autoritetet bjelloruse përdorën tela me gjemba për të mbyllur një shesh qendror në kryeqytetin e Minskut, duke ndaluar protestuesit të cilët ju drejtuan rrugëve për një tjetër tubim ditën e diel.

Kolona e njerëzve që marshonte drejt sheshit te pavarësisë përbehej nga rreth 10,000 njerëz.

Të shtunën të paktën 5,000 persona marshuan rreth qytetit duke kërkuar lirimin e lideres së burgosur opozitare, në valën më të fundit të protestave pas votimeve presidenciale të 9 gushtit.

Një total prej 114 demonstruesish u ndaluan mbrëmjen e kaluar në të gjithë vendin, nga të cilët 99 në kryeqytetin e Minsk.

Duke cituar policinë e Minskut burimet ruse të lajmeve thanë se burgosjet në kryeqytet filluan para protestave.

Olga Chemodanova një zyrtare e ministrisë së Brendshme tha se policët me uniforma dhe forcat e ministrisë së Brendshme u mobilizuan në rrugët e Minskut të dielën për të mbajtur nën kontroll atë çfarë ajo e quajti një tubim te paautorizuar.

Bjellorusia, aleatja ish-Sovjetike më e afërt e Rusisë është përfshirë nga vala e protestave që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit.

Lukashenko i cili ka qenë në pushtet për 26 vjet, i mohon akuzat dhe shprehet se pas këtyre protestave janë fuqitë e huaja.

Deri me tani, figurat kyçe të opozitës bjelloruse ose janë burgosur ose janë detyruar të largohen jashtë vendit.

Tregime të lidhura