Evropa

Emigrantët dërgohen në kampin e ri në Lesbos, Mitsotakis kërkon më shumë ndihmë nga BE

Përditësimi i fundit: 14/09/2020 - 10:26
Text size Aa Aa

Rreth 300 refugjatë dhe emigrantë janë dërguar të dielën në një kamp të ri të ndërtuar nga ushtria greke në ishullin Lesbos.

Ushtarët kanë ngritur rreth 300-350 çadra dhe vijojnë punën edhe gjatë natës.

Por shumë prej refugjatëve dhe emigrantëve kanë ngurruar të hyjnë në kampin e ri, i cili do të ketë masa të shtuara sigurie, pasi pretendojnë se i ngjasojë më shumë një burgu.

Ndërkohë, rreth 10 mijë të tjerë u përgatitën që të kalojnë një tjetër natë të vështirë në rrugët e Mitilenes, kryeqyteti i Lesbos.

Kryeministri i Greqisë i ka kërkuar Bashkimit Europian që të marrë më shumë përgjegjësi për menaxhimin e emigracionit, teksa autoritetet greke kanë premtuar se 12 mijë emigrantë dhe azilkërkues të mbetur pastrehë paz zjarrit që shkrumboi kampin do të dërgohen së shpejti në një kamp të ri.

Kyriakos Mitsotakis ka fajësuar disa prej personave që jetojnë në kampin Moria se kanë tentuar të shantazhojnë qeverinë e tij duke i vënë zjarrin kampit, por gjithashtu shtoi se kjo do të jetë një mundësi për BE-në që të përmirësojë politikat e emigracionit.

“Djegia e kampit Moria ishte një tragjedi. Pamjet ishin të tmerrshme. Ishte një kambanë alarmi për t’u bërë më të ndjeshëm. Europa nuk mund të përballojë një dështim të dytë në çështjet e emigracionit,” tha të dielën Mitsotakis gjatë një konference për shtyp në Selanik.

Mitsotakis tha se ka qenë në kontakt me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel për rialokimin e të paktën disa prej emigrantëve të kampit Moria, por tha se do të duhet një kamp i ri për të strehuar refugjatët në Lesbos.

 

Lexoni gjithashtu: 

Refugjatët në Lesbos refuzojnë ambientet e reja pas zjarrit në kamp

Zjarri në kampin e refugjatëve, Franca dhe Gjermania thirrje shteteve të BE-së të mirëpresin të pastrehët

Djegia e kampit në Lesbos, emigrantët në qiell të hapur

Tregime të lidhura