Evropa

Emigrantët në Lesbos marshojnë kundër kampit të ri pas zjarrit në Moria

Përditësimi i fundit: 15/09/2020 - 13:00
Text size Aa Aa

Qindra emigrantë, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë marshuar në Lesbos kundër kampit të ri pas zjarrit në Moria.

Emigrantët mbanin pankarta në duar ku shkruhej “Jo kamp. Liri”, teksa kërkojnë që të largohen nga ishulli e të shkojnë në Europë.

Rreth 800 emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në kampin e ri të ndërtuar nga ushtria greke pranë një ish-pikë qitje e ushtrisë.

Ndërsa rreth 10 mijë emigrantë kanë fjetur në rrugët e Mitelenes, kryeqyteti i Lesbos.

Kampi Moria ka një kapacitet prej 2,750 por aty jetojnë 12,500 persona, në kushte çnjerëzore dhe shpesh është kritikuar si një dështim i politikave të emigracionit të Bashkimit Europian.

Zyrtarët thanë të martën se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme nga disa banorë të kampit të cilët ishin kundër masave të karantinës të vendosura pasi 35 persona në Moria rezultuan pozitiv me COVID-19.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar BE-së që të marrë më shumë përgjegjësi për menaxhimin e emigrantëve.

 

Lexoni gjithashtu: 

Emigrantët dërgohen në kampin e ri në Lesbos, Mitsotakis kërkon më shumë ndihmë nga BE

Refugjatët në Lesbos refuzojnë ambientet e reja pas zjarrit në kamp

Zjarri në kampin e refugjatëve, Franca dhe Gjermania thirrje shteteve të BE-së të mirëpresin të pastrehët

 

Tregime të lidhura