Evropa

Harta | Cilat vende të Europës po përballen me një valë të dytë COVID-19

Përditësimi i fundit: 15/09/2020 - 17:26
Text size Aa Aa

Europa po vëren një rritje të numrit të rasteve me COVID-19, ndërsa më herët gjatë vitit ia doli të ngadalësojë përhapjen e virusit.

Por a është kthyer me më forcë coronavirus dhe a krahasohet me shifrat e hasura në pranverë?

Disa vende, si Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, po vërejnë shifra më të larta në gusht sesa më herët gjatë vitit.

Belgjika, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, ndër vendet më të prekura në Europë, po ashtu kanë parë një rritje të rasteve, por deri më tani, konsiderohen të paktën si shifra të pakrahasueshme me ato të marsit apo prillit.

Prej këtyre tri vendeve, shifrat në Mbretërinë e Bashkuara duken si më shumë shqetësuese me 3,539 raste të reja të shtunën. 

Franca, Polonia, Holanda dhe Spanja ka të ngjarë se po përballen me një valë të dytë dhe kanë filluar të marrin masa për ta frenuar atë.

Franca për shembull, deklaroi 10,561 raste të reja më 12 shtator, shifra më e lartë që kishte regjistruar ndonjëherë.

Por rritja e numrit të rasteve mund të jetë edhe si pasojë e rritjes së testimeve, pasi shumë vende nuk e kishin këtë kapacitet testimi më herët gjatë vitit.

 

Lexoni gjithashtu: 

Të qetë në shkolla, nxënësit në Austri i shohin me sportivitet masat anti-Covid

COVID-19 në Francë: Rastet e infektimeve dyfishohen çdo dy javë, spitalet në alarm

OBSH: Europa duhet të përgatitet për rritje të viktimave nga COVID-19 në tetor e nëntor

Tregime të lidhura