Evropa

Putin pret presidentin bjellorus, sugjeron zgjidhje të brendshme të krizës

Përditësimi i fundit: 15/09/2020 - 07:39
Text size Aa Aa

Sikurse ishte paralajmëruar, presidenti rus Vladimir Putin priti të hënën në një takim homologun Aleksander Lukashenko, me të cilin diskutoi mes të tjerash për krizën që ka përfshirë Bjellorusinë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, gjatë takimit kreu i Kremlinit nënvizoi se populli bjellorus duhet ta zgjidhë krizën vetë, pa ndërhyrje të huaj.

“Ne po i ndjekim eventet e brendshme politike që po ndodhin në Bjellorusi lidhur me zgjedhjet. Qëndrimi ynë është i njohur, ne jemi që bjellorusët ta zgjidhin këtë krizë vetë, pa ndërhyrje dhe pa presione nga jashtë. Në një atmosferë të qetë dhe përmes dialogut, palët të marrin një vendim të përbashkët për të ardhmen”, është shprehur presidneti rus Vladimir Putin.

Gjithashtu, Putin shprehu mbështetjen e tij për reformat kushtetuese të propozuara nga Lukashenko, duke e cilësuar atë një nismë logjike dhe në kohën e duhur. Nga ana e tij, presidenti bjellorus ka vlerësuar mbështetjen e Rusisë.

“Ne kemi ndjekur gjithmonë këtë linjë veprimi dhe këto evente treguan se ne duhet të kemi lidhje më të ngushta me vëllain tonë të madh, Rusinë, dhe të bashkëpunojmë në të gjitha fushat”, ka thënë Lukashenko.

Më tej gjatë takimit, presidenti Putin bëri me dije se kishte rënë dakord t’i ofrojë Minskut një ndihmë financiare prej 1.5 miliard dollarësh në formë huaje.

 

Lexoni gjithashtu:

Kriza në bjellorusi, dhunë dhe tela me gjemba për të ndaluar protestuesit

Borrell: Fqinjët e BE-së po marrin flakë, duhet përgjigje e bashkuar dhe e fortë

Protesta vijojnë, takimi Lukashenko-Putin, biseda që përcaktojnë të ardhmen e Minsk

Tregime të lidhura