Evropa

Raportet BE-Turqi, Borrell: Jemi në një moment vendimtar, një pikë kthese mes dy palëve

Përditësimi i fundit: 15/09/2020 - 12:40
Text size Aa Aa

“Marrëdhënia e Bashkimit Evropian me Turqinë është në një pikë kthese,” – kështu u shpreh shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Joseph Borrell duke bërë thirrje që Ankaraja të tërhiqet nga konflikti në Mesdheun Lindor dhe të mbrojë të drejtat themelore të njeriut në vend.

Raportet dypalëshe sipas Borrell “janë në një moment vendimtar në histori”, një moment i cili “do të anojë në njërën anë apo në tjetrën dhe kjo do të duket në ditët në vijim”.

Tensionet ne rajonin e Mesdheut Lindor janë tema kryesore e bisedimeve mes eurodeputetëve në Parlamentin Evropian para se krerët e unionit të takohen në fund të shtatorit për të diskutuar më tej për situatën e e krijuar mes Greqisë dhe Turqisë.

Paraprakisht ata kanë paralajmëruar se nëse Turqia sillet në mënyrë të njëanshme do të vendosin në plan diskutimi dhe sanksionet çka sipas analistëve mund të shtoje tensionet me Brukselin.

Tregime të lidhura