Evropa

Vala e dytë e COVID, rikthehen frikshëm rastet e infektimeve në Evropë

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 22:06
Text size Aa Aa

Vende të ndryshme në mbarë Evropën po shohin një rikthim të rasteve me COVID-19, pas ngadalësimit të suksesshëm që u verifikua më herët gjatë vitit. Mes tyre, Franca po përjeton kthimin më të keq.

Vendi në fjalë konfirmoi mbi 7.850 raste në 24 orët e fundit, duke e çuar kuotën në rang kombëtar mbi 395 mijë e 100 raste. Ndërkohë, bilanci i vdekjeve u rrit me 37 njësi, duke e çuar totalin pranë kuotës së 31 mijë viktimave.

Në të njëjtin hark kohor, Gjermania regjistroi mbi 1.400 raste të reja, duke e çuar totalin mbi 261 mijë e 760, si dhe mbi 9.360 vdekje në total.

Një shtetas amerikan u akuzua së fundmi se kishte përhapur një valë të re infektimesh me coronavirus në një resort popullor skish në rajonin e Bavarisë, pavarësisht se ishte urdhëruar të vetëizolohej përpara se të dilnin rezultatet e analizave.

Në Spanjë, numri i personave që kanë rezultuar pozitivë ndaj testeve për COVID-19 arriti mbi 603 mijë e 160 njësi, pasi mbi 3 mijë raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit. Ndërkohë, bilanci i vdekjeve në vendin iberik flet për mbi 30 mijë viktima.

Nga ana tjetër, Irlanda regjistroi mbi 350 raste të reja infektimi dhe 3 vdekje, duke i çuar bilancet përkatëse në rreth 31 mijë e 550 të prekur dhe mbi 1.780 të vdekur.

Autoritetet në këto vende po kërkojnë masa alternative për t’i bërë kontrast virusit, në mënyrë që të shmangin një bllokadë të dytë.

Tregime të lidhura