Evropa

Vijojnë protestat në Bullgari kundër kryeministrit dhe kryeprokurorit

Përditësimi i fundit: 22/09/2020 - 11:34
Text size Aa Aa

Vijojnë protesta antiqeveritare në Bullgari. Protestuesit bëjnë thirrje që të dorëhiqet kryeministri Borisov dhe kryeprokurori të cilët akuzohen për korrupsion.

Qytetarët po bëhen gati për të  ashtuquajturën "Kryengritja e Madhe Kombëtare" të planifikuar për  mbrëmjen e 22 Shtatorit e cila shënon edhe Ditën e Pavarësisë së Bullgarisë.

Në mbështetje të protestuesve është edhe presidenti Radev i cili i bën thirrje qeverisë të largohet. Kryeministri Borisov është zotuar të japë dorëheqjen para përfundimit të mandatit të tij të tretë, në muajin mars, nëse ligjvënësit miratojnë një Kushtetutë të re.