Evropa

Mjeku shqiptar në Gjermani: Rritja e numrit të testimeve zvogëlon mundësinë e infektimit nga COVID-19

Përditësimi i fundit: 23/09/2020 - 08:04
Text size Aa Aa

Mjeku shqiptar në Gjermani, Alk Shehu tha se masat e marra që në muajt e parë të pandemisë së COVID-19, kur virusi ishte ende në Kinë, bënë që Gjermania të jetë një nga vendet që e menaxhoi më së miri situatën e krijuar për shkak të pandemisë.

Ai tha Gjermania në pikun e pandemisë bënte 900 mijë teste në javë ndërsa për momentin bën 600 mijë teste në javë, dhe kjo sipas mjekut shqiptar është një nga masat kryesore që ndikon në frenimin e përhapjes së infeksionit.

“Në fillim Gjermania, në muajt janar-shkurt mori masat për rastin më të keq, me kalimin e kohës u bë edhe një plan daljeje ku kryesorja ishte forcimi i terapisë intensive. Gjermania ka bërë në kulmin e pandemisë 900 mijë teste në javë dhe tani bën 600 mijë. Duke u depistuar sa më shpejt personi bartës i virusit, edhe infeksioni do të bjerë pasi ai nuk ka më mundësi të përhapë”, tha mjeku.

I pyetur lidhur me mundësinë e një vale të dytë të virusit në vjeshtë, mjeku tha se nga ana e institutit më të larë të mjekësisë në Gjermani është paralajmëruar fakti se me ardhjen e gripit sezonal mund të ketë rritje të numrave të COVID, ndaj këshillohet të bëhet vaksina ndaj gripit.

Tregime të lidhura