Evropa

Rimëkëmbja e ekonomisë evropiane, shtetet e eurozonës kanë pësuar 11.8% tkurrje të PBB-së

Përditësimi i fundit: 24/09/2020 - 21:31
Text size Aa Aa

Pandemia e koronavirusit vazhdon të mbetet burimi kryesor i pasigurisë që ka përfshirë ekonominë botërore. Kjo është deklarata e Bankës Qendrore Evropiane në buletinin e saj ekonomik. Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) në Eurozonë, u tkurr me 11.8%, në tremujorin e dytë të 2020-s.

Të dhënat e publikuara dhe rezultatet e sondazheve tregojnë një rimëkëmbje të PBB-së në tremujorin e tretë, edhe pse vazhdon ende të jetë nën nivelin e një viti më parë, përpara shfaqjes së Pandemisë së Covid-19.

Bankat në Euro-zonë morën 174.5 miliardë euro ndihmë nga Banka Qendrore Evropiane në një përpjeke për të rimëkëmbur ekonominë e prekur nga pandemia e koronavirusit.

Këto hua të dhëna në formën e ndihmës ekonomike u shpërndanë nga 388 banka dhe kanë rritur likuiditetin në shtetet e Bashkimit Evropian, në shumën e 3 trilionë eurove, duke shënuar kështu një rekord për Euro-Zonën.

Sipas parashikimeve të Eurostat, defiçiti u ul me 0.4% në muajin gusht, krahasuar me muajin korrik të këtij viti. Por në muajt në vijim, konsumi do të mbetet në shifra më të ulëta, teksa edhe pagat pritet të ndikohen nga mbyllja e bizneseve dhe papunësia. Në plan afat-gjatë, rimëkëmbja e ekonomisë, e mbështetur edhe nga politikat fiskale dhe monetare të Bashkimit Evropian, pritet të ulin inflacionin teksa për t’u parë mbetet ende si do të ndikojë vala e dytë e Covid-19 në ekonominë e shteteve të Eurozonës.

Tregime të lidhura