Evropa

Itali, mësuesit protestojnë pas rihapjes së shkollave, ndihen të pasigurt dhe të pambrojtur

Përditësimi i fundit: 25/09/2020 - 07:20
Text size Aa Aa

Itali, mësuesit protestojnë pas rihapjes së shkollave, ndihen të pasigurt dhe të pambrojtur

Nëse jo për shkak të rritjes së re të rasteve me coronavirus, shkollat në Itali mund të futen në ngërç për shkak të një vale protestash. Mësuesit dhe nxënësit duhet të përgatiten për një vit të ngarkuar akademik dhe vetëm pak ditë pas rihapjes ata kanë vendosur të protestojnë në rrugët e Romës.

“Nuk ndihemi të sigurt sepse nuk kemi mjetet mbrojtëse dhe nuk kemi mjaftueshëm hapësirë. Shkollat tona nuk mund të ofrojnë që siguria e mësuesve të respektohet. Pjesa më e madhe e tyre janë në moshë dhe me shëndet të dobët. Italia është shteti me mësuesit më të vjetër në Evropë”, shprehet Lucia Donat-Sattin, Unioni mësuesve “USB”

Pjesa më e madhe e problemeve me të cilat shkollat përballen kanë ekzistuar, por janë bërë më të dukshme për shkak të pandemisë.

Mungesa e stafit është një problem, ndonëse vijon kërkesa për punësime të reja si rezultat i krizës COVID-19. Në vetëm disa ditë nxënësit kanë mësuar se sa ndryshime drastike janë bërë nga jeta e zakonshme shkollore.

“Duket kaq i vështirë rikthimi në shkollë. Shumë prej nesh e krahasojnë më burgun. Ndërsa klasat e reja nuk janë formuar, kjo do të thotë se ndonjëherë nuk është e mundur të kthehesh nga shoku i cili ulet pas teje. Jemi si robotë që qëndrojnë të ulur në një vend  pa pasur mundësi të flasim me njëri tjetrin”, shprehet Gabriele Lupo, pjesëtar i lëvizjes së nxënësve “OSA”.

Është hera e parë në 20 vite që nxënësit u bashkohen mësuesve në betejën e tyre.

Jo vetëm protestojnë së bashku, por kanë publikuar këtë manual që ofron udhëzime për institucionet dhe mësuesit se si shkollat duhet të rihapen në mënyrë të sigurt pas përhapjes së COVID-19.

Sipas kreut të një prej sindikatave kryesore në Itali, distanca fizike në shkolla nuk funksionon.

“Qeveria e kuptoi plotësisht gabim. Nëse shikoni pjesën tjetër të Evropës është një histori tjetër. Në Belgjikë ka vetëm 10 studentë për klasë dhe një rregull, 4 metra distancë fizike. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Gjermani janë 15 studentë dhe një distancë prej 2 metrash midis tyre, e njëjta gjë vlen në Spanjë. Këtu në Itali është vetëm 2 metra midis nxënësve”, thotw Stefano D’errico, Udhëheqës i “UNICOBAS”

Si të sigurohet arsimimi që çdo fëmijë ka nevojë kur duhet balancuar siguria e tyre dhe e mësuesve? Ky është një problem me të cilin përballen shkollat në të gjithë Evropën. Një sfidë që do të vijojë të jetë me ne në kohën kur rastet me coronavirus por rriten sërish.

Tregime të lidhura