Evropa

BE publikon raportin rreth shtetit ligjor dhe mangësitë demokratike në vendet anëtare

Përditësimi i fundit: 30/09/2020 - 16:09
Text size Aa Aa

Bashkimi Europian ka prezantuar raportin e parë mbi gjendjen e sundimit të ligjit në vendet anëtare si një mekanizëm për të parandaluar humbjen e vlerave e normave demokratike.

Në korrik të vitit 2019, Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje Parlamentit Europian, Këshillit dhe vendeve anëtare që të angazhoheshin në një proces bashkëpunimi përmes dialogut  mbi sundimin e ligjit, për të promovuar shtetin e së drejtës dhe për të parandaluar thellimin e problemeve ekzistuese midis tyre.

Raporti mbulon katër aspekte kyçe, duke përfshirë lirinë e gjyqësorit dhe të medias si dhe ekuilibrat institucional.

“Po përpiqemi të krijojmë një kapitull të ri për mbrojtjen dhe promovimin e sundimit të ligjit në BE”, tha Vera Jourova, zv-presidentja e Komisionit.

“Në të vërtetë, kemi në dorë mundësinë për të adresuar problemet serioze ekzistuese; shkeljet sistematike të ligjeve të BE dhe të shtetit ligjor”.

“Por ky kapitull i ri është për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e mundshëm aty ku ne mendojnë që nuk është vonë për dialog dhe për të parë kur ka tregues të qartë të trendëve negativë në vendet anëtare respektive”, shtoi Jourova.

Gjatë viteve të fundit, BE ka qenë mjaft e shqetësuar në ato që i ka parë si përpjekje për të shpërbërë shtetin ligjor në disa vende anëtare, në veçanti Polonia dhe Hungaria.

Më herët gjatë muajit, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen theksoi rëndësinë e shtetit të së drejtës si një parimet themelore të Bashkimit Europian.

[
cite_header=Sundimi i ligjit ndihmon për të të mbrojtur nga sundimi i të fuqishmëve
cite_author=Ursula von der Leyen
cite_description=Presidentja e Komisionit Europian
]

“Sundimi i ligjit ndihmon për të mbrojtur nga sundimi i të fuqishmëve. Është garantuesi i lirive dhe të drejtave tona themelore të përditshme”, tha ajo.

“Na lejon që themi opinion tonë dhe të jemi të mirë informuar nga media e lirë”, shtoi Von der Leyen.

 

Lexoni gjithashtu: 

Vijojnë protestat në Bullgari: “Të lidhur me mafian”, kërkohet largimi kryeministrit dhe kryeprokurorit

Gjykata Europiane e Drejtësisë: Hungaria shkeli ligjet e BE me kufizimet ndaj OJQ-ve

Hungari, arrestohen zërat kritik të rrjeteve sociale, teksa BE debaton mbi fuqitë e Orban

 

Tregime të lidhura