Gjykata anulon kufizimet në Madrid, drejtësia mbështet autoritetet rajonale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një gjykatë në Madrid ka hedhur poshtë të enjten urdhrin qeveritar që vendoste kryeqytetin spanjoll dhe 9 qyteza rreth tij në një bllokadë të pjesshme.

Në bazë të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, autoritetet rajonale të Madridit ndaluan nga 2 tetori banorët që të largoheshin nga zonat përkatëse pa pasur një arsye të fortë.

Gjithashtu, ato imponuan një seri masash të tjera për të frenuar përhapjen e infektimeve në një nga vatrat kryesore të coronavirusit në Evropë.

Por shefja e qeverisë rajonale të Madridit, Isabel Diaz Ayuso e kishte kundërshtuar vendimin me argumentet se bllokada sado e pjesshme do të dëmtonte ekonominë dhe se qeveria kombëtare nuk kishte pushtet për të vendosur kufizime në rajon.

Në vendimin e saj, gjykata ka mbështetur qeverinë rajonale, duke deklaruar se ekzekutivi qendror nuk ka autoritetet për të vendosur një kufizim të tillë dhe për më tepër pa pasur një mandat ligjor.

Deri më 7 tetor, sipas të dhënave të OBSH-së, rajoni i Madridit llogariste mbi 740 raste me koronavirus për 100 mijë banorë, duke u bërë kështu zona e dytë më e prekur me COVID e Evropës pas Andorrës.  


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER