Gjykata spanjolle rrëzon masat kufizuese për ”cenim të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Lartë në Madrid rrëzoi të enjten ratifikimin e masave kufizuese kundër përhapjes së pandemisë të miratuara së fundmi nga qeveria qendrore.

Ratifikimi me afat kohor dyjavor, që u bë të premten e javës që shkoi, parashikonte mbylljen e pjesshme të kryeqytetit spanjoll dhe nëntë bashkive përreth tij.

Mirëpo gjykata i ka hedhur poshtë me arsyetimin se “ato cenojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut” për 4.5 milionë banorëve që mund të prekeshin nga masat kufizuese.

Qeveria spanjolle, e përbërë nga një koalicion i Partisë Socialiste dhe partisë Unidas Podemos, ka pasur vazhdimisht përplasje me opozitën konservatore rreth masave të ashpra.

Mbyllja e pjesshme e qytetit dhe rrethinave të saj arsyetohej me qëllim uljen e kurbës së të infektuarve në Madrid, qytet i kthyer tashmë në epiqendër të infeksionit për valën e dytë të pandemisë që po vuan Evropa.

Në bazë të masave të marra, qeveria vendosi të mbyllë baret dhe restorantet pas orës 23:00 dhe dyqanet pas orës 22:00 dhe gjithashtu kufizimin e aktivitetit me 50 për qind të hapësirave.

Qeveria e ka apeluar çështjen, ndërsa Gjykata e Lartë pritet të vendosë nëse do t’i pezullojë tërësisht masat kufizuese, sikurse ka kërkuar partia e djathtë e quajtur Vox.

‘Spanja është ndër më të prekurat në Evropë nga infeksioni i COVID-19 me rreth 870 mijë raste të konfirmuara që prej nisjes së pandemisë. Vala e infektimeve ka tejmbushur spitalet ndërsa zyrtarisht thuhet se spitalet rajonale janë tashmë me 40 për qind të kapaciteteve të zëna.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER