Situata e emigrantëve në Evropë, Gjermania paraqet marrëveshjen e BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjermania ka bërë kërkesën e një marrëveshjeje përfundimtare për sa i përket prurjes dhe shpërndarjes së emigrantëve në Europë. Gjithashtu vendi që drejton Bashkimin Europian ka theksuar se do të vazhdojë t’i ndihmojë këta persona në nevojë, megjithatë brenda disa rregullave të caktuara.

“Të gjithë mund të mbështeten tek Gjermania për të vazhduar mbrojtjen e personave më të dobët. Por ne në të njëjtën kohë duam rregulla dhe kjo do të thotë se në të ardhmen ne nuk do të jemi në gjendje të lejojmë hyrjen në vend të personave që nuk kanë me të vërtetë nevojë për ndihmë”, është shprehur Horst Seehofer, ministri i brendshëm i Gjermanisë.

Ai gjithashtu tha gjatë konferencës virtuale me anëtarët e tjerë të Bashkimi Europian se 27 vendet duhet të bashkohen dhe të mendojnë për të ardhmen e kësaj situate.

“Ne si mbajtës të presidencës jemi ndërmjetës të cilët duhet të përpiqen dhe të bashkojnë interesa të ndryshme. Kjo është me të vërtetë një detyrë e madhe dhe e vështirë, por shpresoj që të gjitha vendet anëtare të kuptojnë se suksesi i këtij operacioni është përfundimtar për aftësinë e Evropës për të vepruar”, ka shtuar ai.

Disa vende, si Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovenia i kanë kritikuar dhe kontestuar rregullat e propozuara për pranimin edhe strehimin e emigrantëve.

 

Lexoni gjithashtu:

Gjykata spanjolle rrëzon masat kufizuese për ”cenim të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”

Përmbytjet në Francë e Itali: Macron paralajmëron se rindërtimi mund të zgjasë disa muaj

BE, përpjekje për rimëkëmbje pavarësisht valës së dytë të COVID


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER