Anglia është në buzë të greminës, paralajmërojnë zyrtarë të lartë të shëndetësisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Anglia ndodhet “në buzë të greminës” për sa i përket betejës kundër COVID-19 dhe duhet të marrë masa të menjëhershme për të parandaluar shifrat në rritje, tha një zyrtar i lartë i mjekësisë së vendit.

Prof Jonathan Van-Tam paralajmëroi se “sezoni është kundër nesh” me ardhjen e stinës së dimrit e cila vetvetiu është një periudhë e vështirë për personelin mjekësor.

Tashmë, çdo person i infektuar e transmeton virusin tek më shumë se një person, tha Van-Tam, ndërkohë që janë shtuar dhe shifrat e personave të shtruar në spitale.

“Edhe pse epidemia është rishfaqur tek grup moshat më të reja gjatë javëve të fundit, ka prova të qarta se virusi po përhapet edhe tek më të moshuarit. Për fat të keq, ashtu siç nata pason ditën, do të pasojnë edhe një rritje në numrin e viktimave përgjatë javës së ardhshme”, shtoi Van-Tam.

“Në betejën tonë kombëtare kundër COVID-19 jemi thuajse në buzë të greminës, ashtu ku gjendeshim dhe në mars; por ne mund të parandalojmë që historia të mos përsëritet nëse veprojmë menjëherë”.

Paralajmërimi i Van-Tam vjen një ditë përpara prezantimit të masave të reja nga kryeministri Boris Johnson.

Mbretëria e Bashkuar renditet në vend të pestë për numrin e viktimave nga COVID-19 me  42.850 humbje jete që nga fillimi i pandemisë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Mbi 100 mijë raste ditore të COVID-19 në Europë, shtetet nisin bllokadën

Qeveria spanjolle shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Madrid pasi gjykata rrëzoi masat kufizuese

COVID-19, rritje rekord e infektimeve në Evropë; zgjerohet harta e kufizimeve

 


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER