Britani, Johnson prezanton paketën e re të masave kundër COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi të hënën se nuk e bën nga kënaqësia vendosjen e masave të mëtejshme kundër coronavirusit, teksa prezantoi një sistem të përshkallëzuar në përpjekje për të standardizuar një paketë masash, shpesh herë të komplikuara dhe konfuze, me qëllim frenimin e përhapjes së epidemisë. 

Gjatë fjalës së tij në parlament, Johnson tha se qeveria duhet të veprojë për të shpëtuar jetë dhe shtoi se ai nuk e dëshiron një tjetër bllokadë.

“Nuk e bëj me dëshirë vendosjen e çfarëdo lloj mase ndaj bizneseve, shumë prej të cilave janë zgjatur në mënyrë që ato të rihapin dyert të sigurta. Nuk dua as të ndaloj njerëzit të argëtohen, por na duhet të veprojmë për të shpëtuar jetë”, është shprehur Johnson.

Masat e reja do të përfshijnë mbylljen e bareve dhe pabeve në zonat me rrezikshmëri të lartë duke filluar nga e mërkura e ardhshme. Edhe palestrat, qendrat e argëtimit, kazinotë dhe dyqanet e basteve do të mbyllin gjithashtu dyert.

Deri tani, rajoni Mersisajd, që ndodhet në veri-perëndim të Anglisë dhe që përfshin qytetin e Liverpulit, është e vetmja zonë me rrezikshmëri të lartë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Kompania kineze, vaksina e COVID-19 gati në muajt e parë të 2021

Kina përgatitet për lojërat olimpike dimërore, pavarësisht pandemisë

Rihapen biznesnet në Hong Kong pasi testimi masiv rezulton me 42 të infektuar


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER