COVID-19 rrënon turizmin në Evropë, përfaqësuesit e sektorit paralajmërojnë falimentimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sektori i turizmit në Evropë, që përbën rreth 10% të GDP-së së bllokut, ka dhënë alarmin për masat e reja anti-COVID, të prezantuara pas rritjes së infektimeve.

Të hënën, kryeministri francez u takua me përfaqësues të sektorit turistik të vendit.

“Zakonisht në këtë periudhë në male janë rezervuar 50 deri në 60% e hoteleve. Sot nuk ka as 10 për qind. Ka hotele që mendojnë të mos hapin më dyert dhe nuk bëhet fjalë vetëm për resortet e vogla. Ndaj mund të them se jemi si në terapi intensive”, u shpreh Didier Chenet, presidenti i Grupimit Kombëtar të Pavarur.

Pak përpara se Boris Johnson të njoftonte masat e reja, hoteleria në Britani deklaroi se do të ndërmerrte nje nismë ligjore për të ndalur mbylljen e re të lokaleve, pabeve dhe subjekteve të tjera.

Shoqata e Industrive të Orëve të Natës deklaroi se nuk ka prova që sektori i mikpritjes dhe argëtimit të kontribuonte në përhapjen e COVID-19.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në Portugali, ku bare e restorante rrezikojnë gjithashtu mbylljen.

“Në këtë pikë do të ishte katastrofike për ekonominë të mbylleshim sërish, të hynim në një bllokadë të re. Duhet ta sheshojmë situatën gradualisht”, tha Miguel Monteiro, shitës automjetes.

Që nga rënia e epidemisë, në Portugali numërohen mbi 87 mijë e 900 raste infektimi dhe 2.094 të vdekur.

 

Lexoni gjithashtu: 

Britani, Johnson prezanton paketën e re të masave kundër COVID-19

Kompania kineze, vaksina e COVID-19 gati në muajt e parë të 2021

Kina përgatitet për lojërat olimpike dimërore, pavarësisht pandemisë

Rihapen biznesnet në Hong Kong pasi testimi masiv rezulton me 42 të infektuar


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER