Një person i armatosur ka qëlluar me armë drejt një polici jashtë zyrave të qeverisë kroate përpara se t’i jepte fund jetës, njofton policia e vendit.
I dyshuari u largua nga vendngjarja pasi qëlloi mbi policin 31-vjeçar në Sheshin e Shën Markut ku ndodhet dhe godina e parlamentit kroat dhe institucione të tjera të rëndësishme shtetërore.
22-vjeçari vendas ka vrarë më pas veten dhe është gjetur pranë zonës Jabukovac.
Ai është një person i panjohur për autoritetet vendase ndërsa motivi i sulmit nuk është bërë ende i ditur.
Polici i plagosur i është nënshtruar një ndërhyrjeje dhe gjendja e tij paraqitet e “qëndrueshme”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 në Zagreb ndërsa çështja po hetohet si “vrasje me paramendim”, sipas një deklarate nga forcat e rendit.
Kryeministri Andrej Plenkovic tha se po policia po heton rastin për të parë nëse ka precedentë të ngjashëm.
“Për momentin nuk kemi informacione të mjaftueshme”, tha Plenkovic përpara gazetarëve.
Policia ka rrethuar zonën e ngjarjes dhe të gjitha aktivitetet e qeverisë janë anuluar.
Avokati i Shtetit po heton incidentin, sw bashku me hetues nga policia e Zagrebit.