Sanksione për helmimin e Navalny, ministrat e jashtëm të BE propozojnë masa për fajtorët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjermania dhe Franca janë bërë nismëtaret e ndërmarrjes së sanksioneve kundrejt fajtorëve që mendohet se janë të përfshirë në helmimin e opozitarit rus Alexei Navalny.

Gjatë një takimi me Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian dy vendet kanë propozuar se do të merren masa kundrejt disa personave të cilët janë cilësuar si fajtorë të kësaj ngjarjeje.

“Franca dhe Gjermania propozojnë vendosjen e sanksioneve për disa persona të caktuar që janë pikasur të kenë lidhje me këtë ngjarje”, ka thënë Heiko Maas, ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Gjithashtu ai theksoi se kjo ngjarje nuk mund të anashkalohet pa pasoja. Propozimet e vendosura nga dy vendet evropiane në favor të situatës së Navalnyt janë pranuar edhe nga pjesa tjetër e anëtarëve të Bashkimit Europian.

“U pranua plotësisht nga të gjitha shtetet anëtare. Askush nuk paraqiti ndonjë lloj stepje. Të gjithë po e mbështesnin këtë propozim dhe tani organet qeverisëse të Këshillit Europian do të vazhdojnë me zbatimin praktik të tij”, tha Josep Borrell, drejtues i politikës së jashtme të BE-së.  

Megjithatë sanksionet e vendosura ndaj disa personave të dyshuar priten të miratohen ligjërisht në bazë të provave që kanë paraqitur Gjermania dhe Franca. Ndërkohë Moska vazhdon ta mohojë përfshirjen e saj në këtë ngjarje.

Gjithashtu diplomatët e Bashkimit Europian këshilluan edhe ndalimin e udhëtimit për zyrtarët e inteligjencës ruse.

 

Lexoni gjithashtu:

Çështja Navalny, Kremlini reagon pas akuzave: Nuk prodhojmë armë kimike

Aleksei Navalny: Putin më helmoi, nuk kam frikë të kthehem në Rusi

Angela Merkel takon në spital kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER