Evropa

Paris, shfaqi në klasë karikaturë të Muhamedit, vritet mësuesi

Përditësimi i fundit: 16/10/2020 - 20:10
Text size Aa Aa

Autoritetet qëlluan për vdekje ndaj një personi i cili dyshohet se vrau një mësues pasi ai kishte shfaqur në klasë karikaturën e Profetit mysliman Muhamed.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në komunën Conflans Saint-Honorine, rreth 40 kilometra larg Parisit.

Vrasja ishte makabre. Dyshohet se autori i ka prerë kokën viktimës, mësues historie.

Disa orë pas ngjarjes mediat raportuan se i dyshuari për vrasjen u qëllua për vdekje nga policia.

Prokuroria e anti-terrorizmit njoftoi se ka nisur hetimet.

Gjithashtu, Kryeministri Jean Castex ka shkuar në vendngjarje.