Evropa

Samiti i liderëve të BE, kryeministrja finlandeze vetizolohet pas kontaktit me një të prekur me COVID-19

Përditësimi i fundit: 16/10/2020 - 12:10
Text size Aa Aa

Pas largimit të Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen nga samiti i liderëve të BE për tu vetizoluar, kryeministrja finlandeze, Sanna Marin gjithashtu njoftoi të premten se do të karantinohej pasi kishte qenë në kontakt me dikë që rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ajo ka kërkuar që kryeministri suedez Stefan Lofven të përfaqësojë Finlandën në takimet e samitit.

Deri më tani, katër pjesëmarrës të Samitit janë karantinuar për shkak të COVID-19: Ursula von der Leyen, Josep Borell, Sana Marin dhe kryministri polak Moraëieck.

Ndërkohë, mbledhja e dytë e Këshillit Europian vijon sot me temat e Afrikës dhe politikës së jashtme (Turqi, Rusi).

 

Lexoni gjithashtu:

Vetizolohet Von der Leyen, kryetarja e KE la samitin pasi anëtarja e stafit rezultoi me COVID

Franca regjistron 30 mijë raste të reja në 24 orë

Frika e valës së dytë të pandemisë, shtohen masat kufizuese në shumë shtete evropiane

Tregime të lidhura