Evropa

Macron: Ngjarja në Paris, ishte sulm terrorist islamik

Përditësimi i fundit: 17/10/2020 - 09:23
Text size Aa Aa

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka  quajtur “sulm terrorist islamik” vrasjen e mësuesit në Paris. Ngjarja ndodhi pasi mësuesi kishte mbajtur një diskutim në klasë mbi karikaturat e profetit islam, Muhamedit.

“Një prej qytetarëve tanë u vra sepse ai ishte një mësues, sepse ai u mësonte nxënësve lirinë e shprehjes, lirinë e të besuarit apo jo. Bashkatdhetari ynë ishte viktima e një sulmi frikacakësh. Viktimë e një sulmi terrorist islamik”, tha Macron.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në shkollën Bois d’Aulne ku takoi kolegë të viktimës. Macron shtoi se sulmi nuk duhet të ndajë Francën pasi kjo është ajo që ekstremistët duan.

Autori i dyshuar u pa me thikë në dorë pak çaste pas ngjarjes dhe u qëllua për vdekje nga policia. Hetuesit e anti-terrorit kanë nisur hetime mbi këtë ngjarje.

Viktima është një mësues historie dhe gjeografie. Ai u gjet me kokë të prerë pranë shkollës në komunën Coflans Saint-Honorine, në veriperëndm të kryeqytetit francez.

Mësuesi gjatë orës së leksionit u ka treguar nxënësve karikatura që përshkruajnë profetin, kurse si autor është raportuar një 18-vjeccar me origjinë çeçene, i lindur në Moskë.

Ngjarja e rëndë ka ardhur në një koment kur qeveria franceze po punon për një ligj që i jep zgjidhje radikalëve islamikë, pasi autoritetet pretendojnë se po krijojnë një “shoqëri paralele jashtë vlerave të republikës franceze”.

Ky është sulmi i dytë që lidhet me terrorizmin që prej nisjes së gjyqit për masakrën në revistën satirike “Charlie Hebdo”, që publikoi për herë të parë karikaturat e Muhamedit. Revista i ri publikoi ato karikatura edhe këtë vit.

Tri javë më parë, një 18-vjeccar nga Pakistani u arrestua pasi qëlloi me thikë dy persona jashtë zyrave të revistës. Ai i tha policisë se ishte i zemëruar me publikimin e karikaturave. Viktimat e sulmit të tij morën plagë pa rrezik për jetën.

 

Lexoni gjithashtu:

Paris, shfaqi në klasë karikaturë të Muhamedit, vritet mësuesi