Evropa

Samitit i BE-së, diskutohet për post Brexit dhe tensionin në Mesdhe

Përditësimi i fundit: 17/10/2020 - 08:38
Text size Aa Aa

Një nga temat e diskutuara gjatë takimit të dytë të samitit të Bashkimit Europian të mbajtur në Bruksel ka qenë çështja e post-Brexit. Takimi është mbajtur në mënyrë paralele me transmetimin e një deklarate të kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili ka nënvizuar se diskutimet mund të vazhdojnë nëse blloku ndryshon qasje.

“Ne jemi më se të kënaqur të diskutojmë për praktika si çështjet e sigurimeve shoqërore apo transportin rrugor. Megjithatë nëse nuk ka një ndryshim thelbësor të qasjes, ne do t’i drejtohemi zgjidhjes australiane”, tha Jonson.

 “Ne jemi duke u bërë gati për një marrëveshje, por jo me çdo kusht. Gjithashtu ne duam të vazhdojmë negociatat në frymën e dy javëve të ardhshme. Sikurse po thosha, ne duam një marrëveshje dhe jemi të vetëdijshëm se kjo kërkon përpjekje, sidomos nga Mbretëria e Bashkuar”, ka deklaruar Emmanuel Macron, president i Francës.

“Është e qartë se ka vend për një marrëveshje dhe ka patur progres mbi disa çështje. Po, kapituj të tjerë duhen mbyllur dhe ka disa problematika si peshkimi, qeverisja dhe kushtet e barabarta të lojës. Megjithatë sipas një analize objektive kushdo do të pranonte se ka baza për marrëveshje”, u shpreh Michael Martin, kryeministër i Irlandës.

Gjatë takimit vëmendja kaloi edhe tek tensionet mes Turqisë dhe vendeve të Lindjes së Mesme. Bashkimi Europian kërcënoi, se nëse shteti turk vazhdon të nxisë tensionet, atëherë do të ndërmerren sanksione. 

“Ne patëm një debat të shkurtër mbi çështjen, por sigurisht ditë pas dite, javë pas jave ne do të ndjekim dhe monitorojmë nga afër situatën me të gjithë aktorët dhe sidomos me shtetet anëtare që janë përfshirë në rajon”, tha Charles Michel, president i Këshillit të BE-së.

Gjithashtu edhe tema e pandemisë së coronavirusit nuk mund të përjashtohej nga tryeza takimit, ku disa përfaqësues janë detyruar të largohen si pasojë e dyshimit se mund të ishin të infektuar me COVID-19. Ndër personat qe jane larguar kane qene Kryeministrja e Finlandës dhe presidentja e Komisionit Europian, ndërkohë kryeministri I Polonisë nuk ishte I pranishëm si pasojë e vetë-karantinimit. Megjithatë shumica e anëtarëve ishin të zotuar të vazhdonin diskutimet e marrjes së vendimeve për problematikat.