Evropa

Shtyhet e premtja e zezë, tregtarët tradicionalë rebelohen ndaj shitësve online

Përditësimi i fundit: 20/11/2020 - 22:01
Text size Aa Aa

Amazon ra dakord të zhvendosë eventin më të madh të blerjeve nga 27 nëntori në 4 dhjetor, duke u bashkuar me shitësit e tjerë që kanë shtyrë planet për shkak të bllokadës kombëtare, që zgjat deri më 1 dhjetor.

Tregtia online u rrit ndjeshëm gjatë kufizimeve të vendosura gjatë pandemisë. Kthimi i bllokadave në Evropë ka bërë që shitësit në internet, sidomos Amazon, të jenë i vetmi opsion për blerje gjatë asaj që zakonisht është periudha më e ngarkuar e pazarit.

Por një peticion i mbështetur nga figura të kulturës, politikës dhe sindikatave tregtare, i titulluar “Krishtlindje pa Amazon”, u bën thirrje konsumatorëve të mos blejnë dhurata në faqen e saj për periudhën e pushimeve. Mesazhi i adresohet edhe vetë plakut të Krishtlindjes.

“Problemi që kemi është se Amazon bën një konkurrencë të padrejtë me tregtarët e vegjël. Ata do ta paguajnë shtrenjtë praninë e Amazon në këtë sektor”, tha Marie Claude Lambert, ish-punonjëse e postës, Francë.

Më herët, zinxhiri kryesor i supermarketeve franceze, “Intermarche”, ndërmori një fushatë solidariteti në ndihmë të bizneseve të vogla, si libraritë, duke përdorur sistemin “kliko dhe mblidh”, duke zbutur paksa zemërimin ndaj Amazonit.