Evropa

Paris, demonstrata kundër ligjit që ndalon fotografimin e policëve

Përditësimi i fundit: 21/11/2020 - 14:59
Text size Aa Aa

Protestuesit kanë dalë në rrugët e Parisit të shtunën për të tubuar kundër një projektligjit që e bën të ndaluar fotografimin e policëve.

Ligji i sigurisë, i cili u bë objekt debati në parlament, do të kthente fotografimin e policëve – si nga gazetarët ashtu edhe nga qytetarët – në një vepër penale.

Gjithashtu, publikimi i këtyre pamjeve në rrjetet sociale me qëllimin për të cenuar “integritetin fizik apo psikologjik” të tyre mund të bëhet e dënueshme deri me një vit burg ose me një gjobë deri në 45 mijë euro.

Reforma ligjore, e ndërmarrë nga qeveria e presidentit Emmnauel Macron në tetor, ka nxitur protesta në disa qytete të Francës, si Paris, Lion, Bordo dhe Marsejë. 

Ligji ka tërhequr dhe kritikat e organizatave të të drejtave të njeriut të cilët e shohin projektligjin si një mënyrë për të “mbytur” lirinë e medias dhe cenim të kontrollit mbi abuzimet e mundshme nga forcat e rendit.

“Nëse ky ligj hyn në fuqi ashtu siç është, do të ishte një shkelje serioze e të drejtës për informacion, për respektin ndaj privatësisë dhe lirisë së grumbullimeve paqësore, tre kushte të cilat janë jetike për lirinë e shprehjes”, tha Amnesty France në një deklaratë të bërë në faqen e tyre zyrtare.

Tregime të lidhura