Evropa

Emigrantët nën acar, kampi i djegur në Bosnje, vështirësi për të mbijetuarit mes stuhive

Përditësimi i fundit: 10/01/2021 - 14:53
Text size Aa Aa

Moti i acartë me stuhie dhe reshje dëbore ka përfshirë Bosnjen duke sjellë edhe më shumë probleme për qindra emigrantë të cilët kanë mbetur të bllokuar në një kamp të djegur në Bosnjën veriperëndimore duke pritur për ngrohje dhe pajisje të tjera.

Emigrantët në  kampin Lipa po përpiqeshin të ngroheshin rreth zjarreve të ndezura ndërsa u përfshinë nga stuhia.  Autoritetet janë duke u përpjekur të përfundojnë ngritjen e rreth 20 çadrave ushtarake për t'i akomoduar refugjatët.  Shumë prej tyre teksa ishin duke marrë pakot ushqimore ishin thuajse të zhveshur, ata ankohen se po mbijetojnë në kushte shumë të vështira.

“Është shumë ftohtë këtu, ka reshje dëbore. Kemi shumë telashe këtu në kampin Lipa,” – thotë Mohamed Jaser, emigrant nga Pakistani.

“Ju lutemi qëndroni me ne dhe na ndihmoni, ne jemi në gjendje shumë, shumë të keqe,” shprehet një emigrant tjetër.

Bosnja është përballur me kritika ndërkombëtare për lënien e rreth 1000 emigrantëve pa strehë pasi një muaj më parë  një zjarr përfshiu kampin e e refugjatëve Lipa që ndodhet pranë kufirit  veriperëndimor me Kroacinë.

Ushtria e Bosnjës javën e kaluar nisi te instaloi çadrat e reja por me sa duket  nuk ishin ende të gati  kur moti nisi të përkeqësohet.

Tregime të lidhura