Evropa
“AstraZeneca” drejt BE-së, vaksina britanike kërkon autorizim për tregun evropian
“AstraZeneca” kërkon aprovimin e vaksinës anti-covid në vendet e bashkimit evropian. Testet e kryera tregojnë se kjo vaksinë nuk e ka efikasitetin e Modernas dhe Pfizer që tashmë janë të aprovuara por ka një çmim më të lirë dhe është më e lehtë për tu ruajtur.
Megjithatë vendimi për aprovimin ose jo të kësaj vaksine i takon agjencisë evropiane të barnave ndërkohë që Presidentja komisionit evropian Ursula Von Der Leyen e ka cilësuar si një lajm të mirë aplikimin për aprovim të dorëzuar nga “AstraZeneca”.
Nëse miratohet nga agjencia evropiane e barnave dhe aprovohet zyrtarisht nga Komisioni Evropian, ajo do të bëhet vaksina e tretë kundër Covid-19, që do të jetë e disponueshme në vendet e BE-së.