Evropa
Turqia sërish sytë nga BE
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka kërkuar vendeve të BE-së që të bëjnë një autokritikë lidhur me qëndrimin e mbajtur lidhur me kontestin turko-grek për kërkimet në ujërat e Mesdheut.
Gjatë një takimi të zhvilluar të martën me ambasadorët e vendeve anëtare, Erdogan ka ftuar Greqinë, që sipas tij ka intensifikuar shkeljet e hapësirës ajrore dhe aktivitetet në ishujt e Mesdheut, të heqë dorë nga veprimet e saj, që, siç tha ai, çojnë në përshkallëzimin e tensioneve.
“BE duhet të bëjë një autokritikë të sinqertë për këto dy aspekte, si dhe për atë të Qipros”, shtoi Erdogan, duke iu referuar mbështetjes që Unioni i shprehu presidencës greke të ishullit.
Ndër të tjera, presidenti turk shprehu ambicien e tij për ta bërë Turqinë pjesë të Bashkimit Evropian. “Turqia duhet të zërë vendin e saj në familjen evropiane”, tha ai.