Evropa

Pallati i ‘yjeve’ në Kanë kthehet në qendër vaksinimi

Përditësimi i fundit: 13/01/2021 - 11:56
Text size Aa Aa

Pallati i festivalit të njohur të filmit në Kanë, zakonisht një vend që mbushet me yjet e kinematografisë gjatë festivalit prestigjioz në jug të Francës, është transformuar në një qendër vaksinimi në një përpjekje të vendit për të përballuar situatën e COVID-19.

Qendra u hap të shtunën dhe po përdoret për vaksinimin e stafit mjekësor mbi 50 vjeç, si dhe për personat më të rinj që kanë gjendje shëndetësore të paqëndrueshme.

Rreth 100 persona janë vaksinuar deri më tani.

Përpara pandemisë COVID-19, pallati i festivalit priste çdo vit persona të shquar dhe gjatë pranverës ishte shtëpi e Festivalit të Filmit në Kanë. Por vitin e kaluar, teksa Franca u përball me shtetrrethimin e parë kombëtar, edicioni i festivalit për vitin 2020 u pezullua.

Në atë kohë, pallati u kthye në një strehë për personat në situatë rruge.

Sot qendra e vaksinimit në pallatin e festivalit ka dy frigoriferë që ruajnë përmbajtjen deri në -85 gradë Celsius.