Evropa
Renzi tërhiqet nga koalicioni, qeveria italiane në krizë

Koalicioni qeverisës në Itali ka rënë pas tërheqjes së ish-Kryeministrit Matteo Renzi për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikat ekonomike të rimëkëmbjes.
Renzi njoftoi gjatë një konference për shtyp se partia e tij “Italia Viva” do të tërhiqet nga qeveria. Partia e tij kishte dy ministrja në kabinet.
Tashmë, koalicioni qeverisës nuk ka më shumicën parlamentare.
Njoftimi i ish-kryeministrit italian ka dërguar një ndër vendet më të prekura nga pandemia në një krizë të re politike.
Pse është i rëndësishëm Renzi?
Renzi krijoi partinë e tij të re “Italia Viva” në shtator të vitit 2019, pasi u u tërhoq nga Partia Demokratike, e cila ishte thelbësore në krijimin e koalicionit qeverisës të kryeministrit aktual Giuseppe Conte.
Italia Viva, një parti më një mbështetje jo të madhe popullore, ka rreth 3 për qind të elektoratit, megjithatë konsiderohet si një partner i i rëndësishëm në koalicion për shkak se ka 30 përfaqësues në Dhomën e Deputetëve dhe 18 në Senat.
Koalicioni përbëhej nga partia populiste e majtë “Cinque Stelle” dhe Partia Demokratike e qendrës së djathtë, Italia Viva dhe grupi parlamentar “Liberi e Uguali”.
Cilat janë shkaqet e mosmarrëveshjes?
Renzi dhe Conte nuk kanë rënë dakord për mënyrën sesi do të përdoren fondet e BE për rimëkëmbjen e ekonomisë. Italia do të marrë më shumë se çerekun e paketës së stimulit prej 750 miliardë eurosh, e cila do të akordohet në formë grantesh dhe huash me interes të ulët.
Italia ka borxhin më të lartë publik në BE, pas Greqisë.
Plani i shpenzimeve i kryeministrit Conte u miratua nga deputetët gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa ligjvënësit e Italia Viva abstenuan.
Cilët janë skenarët e mundshëm?
Conte ka tashmë dy mundësi.
E para do të ishte thirrje për mocion mosbesimi. Humbja e mocionit do ta kthente qeverinë e tij në një “qeveri në detyrë” me pak fuqi legjislative, por kjo nuk pritet të ndodhë.
Skenari i dytë mund të jetë që Conte të japë dorëheqjen me shpresën se mund të sigurojë një koalicion të tretë pa Renzin. Kjo kërkon mbledhjen e një grupi të ashtuquajtur “deputetësh të përgjegjshëm” nga parti më të vogla të cilët do të zëvendësonin deputetët e Renzit.
Lexoni gjithashtu