Vendet e BE zgjasin masat kufizuese, Italia në gjendje emergjence deri më 30 prill

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Situata nga pandemia vijon të mbetet shqetësuese në shumë shtete evropiane. Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 autoritetet kanë vendosur të zgjasin masat kufizuese, pavarësisht se ka nisur procesi i vaksnimit.

Në Itali ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza bëri me dije se gjendja e emergjencës do të vijojë deri më 30 prill. Sipas tij beteja me pandeminë ende nuk është fituar edhe pse janë bërë hapa të mëdhenj kryesisht me vaksinën, ndërsa theksoi se vaksnimi nuk do të jetë i detyrueshëm.

Pas Gjermanisë dhe Italisë edhe qeveria në Holandë zgjat izolimin të paktën edhe për tre javë. Kryeministri Mark Rutte shprehet se janë të shqetësuar për shkak të varianti të ri të virusit dhe se gjendja në të cilën ndodhet Britania nuk është aspak optimiste.

Në Mbretërinë e Bashkuar në vetëm 24 orët e fundit u raportua për më shumë se 45 mijë të infektuar ndërsa spitalet janë të mbingarkuar. Rastet të rritje kanë detyruara autoritetet të paralajmërojnë qytetarët që të ndjekin masat kufizuese në të kundërt do të jetë policia në aksion.

Në Francë, qeveria deri më tani ka përjashtuar rivendosjen e izolimit kombëtar. Në vend, vlerësohet një mbyllje e bazuar në rajone, ose e pjesshme, për shembull në fundjavë, ose vijimi i shtetrrethimit.

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER