Efektet anësore të vaksinës, disa persona humbin jetën në Norvegji, ndryshon strategjia e vaksinimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zyrtarët norvegjezë janë duke rishikuar këshillat e tyre për të gjithë ata persona të cilët marrin vaksinën anti-COVID.

Agjencia Norvegjeze e Barnave raportoi se 13 persona të moshuar që morën një dozë të vaksinës humbën jetën pasi pësuan efekte anësore.  

Në total 23 qytetarë kanë humbur jetën pasi u injektuan me vaksinën e Pfizer.

Të gjitha rastet u shënuan tek pacientë në shtëpitë e të moshuarve, mbi moshën 80 vjeç.  

Ethet, të përzierat, diarre ishin ndër efektet anësore tek 13 prej tyre bën me dije zyrtarët  dhe mund të kenë çuar në vdekjen e këtyre personave.

Rregullatorët tanimë i lënë në dorë secilit mjek që të konsiderojë se kush duhet të vaksinohet.

“Ajo që themi është se nëse keni pacientë shumë të dobët, shumë të sëmurë dhe që kanë një jetëgjatësi të shkurtër, duhet të bëni një vlerësim shtesë të përshtatshmërisë së vaksinimit të këtyre pacientëve”,  u shpreh për Euronews Steinar Madsen, mjeku kryesore i Agjencisë.

Në raportin e saj, Agjencia Norvegjeze e Barnave tha se një total prej 29 personash kishin pasur efekte anësore nga vaksinimi COVID-19, 21 gra dhe tetë burra. Në shtetin nordik më shumë se 30.000 persona janë vaksinuar në javët e fundit.

Në të gjithë botën, pas çdo fushatë vaksinimi masiv duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të përfshirë, zyrtarët presin që të raportohen vdekje dhe efekte anësore të rënda.

 Por, përcaktimi nëse vaksina shkaktoi ose jo vdekje mund të jetë shumë sfiduese dhe kërkon që të gjitha shkaqet e tjera të mundshme të përjashtohen.

Lexoni gjithashtu:

Mbi 2 mln viktima nga COVID-19, “Pfizer” vonon shpërndarjen e vaksinave në BE

Rekord viktimash në Suedi, raportohet për 351 viktima në 24 orë

 

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER