Të paktën katër të vdekur nga shpërthimi në Madrid, dyshohet për rrjedhje gazi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një shpërthimi të fuqishëm në një ndërtesë në qendër të Madridit.

Lajmin e ka konfirmuar dhe kryetari i bashkisë, José Luis Martínez-Almeida.

Mendohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një rrjedhjeje gazi, shtoi ai.

Ndërtesa ndodhet pranë një shkollë dhe azil të moshuarish, ndërsa zjarrfikësit kanë nisur menjëherë evakuimin.

Shkolla ka qenë e mbyllur pasi klasat nuk kanë nisur ende për shkak të dëborës së madhe që ra në kryeqytetin spanjoll më 9 janar.

Shërbimet e emergjencës së Madridit kanë mbërritur në qendër të qytetit pas një shpërthimi të fuqishëm në një pallat të zonës.

Shpërthimi ka ndodhur në zonën “Puerta del Toledo”, ndërsa autoritetet ende nuk kanë konfirmuar shkaqet apo nëse ka viktima.

Ngjarja ka ndodhur pranë një shtëpie pushimi për të moshuarit, ndërsa nga videot e postuara në rrjet sociale shfaqen banorët duke u evakuuar.

Mediat vendase raportojnë se godina shërben si rezidencë për priftërinjtë dhe punonjësit e kishës.

 

 


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER