Kryeministri Antonio Costa shpalos prioritetet e presidencës portugese në BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri portugez Antonio Costa mbajti një fjalim në Parlamentin Europian për të shpalosur programin e Portugalisë si kryesuese e presidencës së BE-së në gjashtë muajt e ardhshëm.

Në fjalimin e tij kryeministri Costa tha se presidenca do të përqendrohet në rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale nga pandemia e COVID-19, duke arritur një klimë gjithëpërfshirëse dhe tranzicion digjital.

“Jemi duke u përballur me një krizë shëndetësore ndërsa qëndrojmë në mes të një krize klimatike. Kemi një planet për të mbrojtur dhe nuk mund t’i lejojmë vetes të harxhojmë më shumë kohë,” tha kryeministri ndërsa theksoi rëndësinë e miratimit të Planit të Gjelbër Europian.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri foli për një shtysë të re për të shtrënguar marrëdhëniet transatlantike të unionit me shtete si Afrika dhe Amerika Latine.

“Ishin vlerat europiane që e sollën Portugalinë në Europë… për të ndarë një hapësirë të lirisë, paqes dhe prosperitetit, pas 48 vitesh në diktaturë. Pra ne e kuptojmë fare mirë se ç’do të thotë respekti ndaj sundimit të ligjit dhe e dimë se është një kusht i domosdoshëm i të qenit pjesë e Bashkimit Europian. Si pjesë e presidencës sonë në Këshill ne do të vazhdojmë me procedurat”, tha Costa.

“Sfida që ne kemi para nesh janë të mëdha por bazua në programin e punës së Komisionit, parlamentit dhe këshillit, unë besoj se ne jemi më të përgatitur se kurrë për ta tejkaluar këtë pandemi, këtë krizë të paprecedentë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë bashkë. Prandaj ne do ta vijojmë presidencën me një moto shumë të qartë. Është koha të veprojmë: Një rimëkëmbje e gjelbër dhe digjitale,” ka përmbyllur fjalimin e tij kryeministri i Portugalisë.

 

Lexoni gjithashtu:

Joe Biden betohet sot si presidenti i 46-të i Amerikës

Biden do të anulojë urdhrin e Trump, kufizimet pritej që të lehtësoheshin duke filluar nga data 26 janar

Yjet botëror në betimin e Biden, Lady Gaga, Tom Hanks, Bon Jovi gati të performojnë në 20 janar


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER