Mbretëria e Bashkuar shënon rekord viktimash nga COVID-19 në një ditë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar një rekord të ri për sa i përket numrit të viktimave pasi 1.820 persona humbën jetën nga coronavirusi në 24 orët e fundit.

Vendi ka shënuar dhe 38.905 raste të reja gjatë së mërkurës.

“Shërbimi kombëtar i shëndetit (NHS) është nën një trysni të madhe në të mbarë vendin”, tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock të hënën, teksa shpjegoi se numri i të shtruarve në spitale është në nivelin më të lartë që prej fillimit të pandemisë.

Një qytetar shtrohet në spitalet e Britanisë çdo 30 sekonda, kanë deklaruar autoritetet.

Britania ka miratuar përdorimin e tre vaksinave, përfshi këtu Pfizer, Moderna dhe atë të universitetit të Oxfordit.

Deri më tani, 4.609.740 qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Qeveria është shprehur se shpreson që të ketë vaksinuar gjithë qytetarët më të rrezikuar dhe punonjësit në sektorin e shëndetësisë para mesit të shkurtit.

 

Lexoni gjithashtu 


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER