Pandemia prek industrinë e automjeteve, regjistrimet e makinave pësuan rënie me -23.7% në 2020-n

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në dhjetor të vitit 2020, kërkesa për automjete në Bashkimin Europian u ul me 3.3%

Pavarësisht këtij fakti, 4 tregjet kryesore në BE regjistruan rezultate të ndryshme.

Italia dhe Franca pësuan humbje të konsiderueshme.

Në ndryshim nga ato, Gjermania pati një rritje të kërkesës, ndërsa Spanja nuk kishte ndryshim nga muaji dhjetor i vitit 2019.

Por, në një analizë të gjerë, tregu i prodhimit të makinave në BE pësoi një rënie në vitin 2020, si pasojë e pandemisë Covid-19.

Masat kufizuese dhe karantina e vendosur për pjesën më të madhe të 2020-s patën një impakt të paprecedentë në shitjet e automjeteve në Bashkimin Europian.

Të 27 vendet pësuan një rënie dy-shifrore gjatë vitit 2020-te.

Ndër prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve, Italia regjistroi rënien më të madhe me -32.3%, ndjekur nga Spanja me – 27.9% dhe Franca me -25.5%.

Gjermania që është prodhuesi më i madh i automjeteve në Evropë, regjistroi një rënie të shitjeve me – 19.1%

Rënia më e theksuar u regjistrua në muajt mars dhe prill, kur pandemia e koronavirusit goditi ekonominë evropiane.

Që nga ajo kohë shitjet e automjeteve kanë mbetur të ulëta.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER