Zgjaten masat kufizuese në Gjermani, izolim deri në shkurt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për shkak të përhapjes së variantit të ri të virusit, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve morën të martën vendimin që të zgjasin masat kufizuese për pjesën më të madhe të bizneseve dhe shkollave, të paktën deri në shkurt.

Maskat mjekësore do të jenë të detyruara.

Në dyqane, transporte nuk lejohet të përdoren maska të thjeshta pambuku.

“Ne duhet të veprojmë tani”, tha Merkel para gazetarëve pas një takimi me kryeministrat e 16 landeve.

Merkel theksoi se të gjitha vendet në Evropë duhet të bëjnë përpjekje të ngjashme për të luftuar pandeminë.

Gjermania mund të konsiderojë kufizimin e hyrjes në kufi për të shmangur rastet e reja të të infektuarve.

Ajo dhe udhëheqësit e shtetit ranë gjithashtu dakord që kompanitë duhet të lejojnë që punonjësit të punojnë nga shtëpia deri në 15 mars. 

Lexoni gjithashtu:

Strategjia e BE-së mbi vaksinimin, kërkohet koordinim më efektiv të shpërndarjes së vaksinës

Situata në Evropë, Italia dhe Spanja nisin fazën e dytë të vaksinimit anti-COVID

 


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER