Studimi: Dhjetëra mijëra vdekje të përvitshme nga ndotja e ajrit mund të ishin parandaluar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhjetëra mijëra qytetarë nga Europa vdesin çdo vit për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, sipas një studimi, i cili pretendon se  shumica e këtyre fataliteteve mund të parandalohet.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore The Lancet gjatë së mërkurës, ka renditur 800 qytete në mbarë kontinentin pasi kanë studiuar lidhjen e vdekjeve të parakohshme me ndotjen, me qytete si Madridi dhe Milano në krye të listës.

Studimi është fokusuar kryesisht tek dy toksina: dyoksidin e azotit dhe grimcat mikroskopike (pluhura, tym, etj.) Kjo e fundit lëshohet kur lëndët djegëse fosile digjen në temperatura të larta, si për shembull djegia e qymyrit, naftës, gazit, etj.

Sipas studimit, i drejtuar nga ekspertë të Institutit të Shëndetësisë Globale në Barcelonë, rreth 51.000 vdekje nga grimcat mikroskopike dhe 900 fatalitete nga dyoksidi azotit mund të shmangen nëse shtetet ulin emetimet sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Cilat qytete kanë numrin më të lartë të vdekjeve që mund të parandalohen?

Madrid, Anversa, Parisi, Milano dhe Barcelona janë renditur si qytetet me nivelet më të larta të dyoksidit të azotit, ku sipas përllogaritjeve 7 për qind e vdekjeve të parakohshme “mund të ishin parandaluar”. 

Ndërsa për sa i përket grimcave mikroskopike Milano, Varshava, Torino dhe Ostrava (Republika Çeke) dhe Krakovi kryesojnë listën për ndotjen më të lartë të ajrit.  

Po vendet me ajrin më  të pastër?

Vendet skandinave mbizotërojnë statistikat, pasi vërehen shifra të ulëta për dy toksinat e analizuara.

Tromso, në Norvegji, kryeson të dyja listat, më pas Umea në Suedi, Oulu në Finlandë dhe Kristiansand në Norvegji.

Në vend të pestë renditej qyteti kroat Pula.

 

 

Etiketimet

Balla mbledh kryesinë e Grupit Parlamentar të PS: Të zgjatet procesi i Vettingut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mblodhi paraditen e kësaj të hëne kryesinë e grupit. Euronews Albania mëson se në këtë mbledhje...

Akademia e Shkencave rekomandon dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit

Akademia e Shkencave rekomandoi sot vaksinimin me një dozë të grup-moshave 12-18 vjeç dhe një dozë shtesë për grup-moshat mbi 60 vjeç si mënyrë...

Përfundon misioni ‘Inspiration 4’, rikthehet nga hapësira ekuipazhi i parë i civilëve

Ekuipazhi me civilë i “SpaceX” është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve udhëtim në hapësirë. Ekipi i “Inspiration 4” u ul në ujërat...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER