Testimet e shpejta në Gjermani, zyrtarët e Shëndetit Publik të shqetësuar nga mungesa e kontrollit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Bizneset po lulëzojnë në Berlin, së paku për qendrat private të testimeve të shpejta.


Me anë të një kërkimi të thjeshtë në internet mund të gjesh qendra të testimeve të shpejta të Covid-19 gati në të gjitha pikat kryesore të qytetit duke filluar nga klubet e natës e deri te kishat, nga galeritë e artit e deri tek anët e lumenjve.

Testi i anti-gjeneve, i cili kushton diku midis 25 deri në 80 euro, siguron një rezultat brenda 15 deri në 30 minuta dhe ka një shkallë besueshmërie deri në 97%.

Për sipërmarrësit ka një domethënie më të madhe sesa thjesht përfitimi ekonomik.

Benjamin Förckensperger, i cili e ka krijuar pasurinë e tij në fushën e shitjeve sportive në internet, ka hapur një qendër testimesh të shpejta pasi familja e tij u infektua me COVID-19, dhe hasi vështirësi në gjetjen e një testi.

Ai e ka ngritur këtë biznes me ndihmën e një doktori nga spitali Charite i Berlinit, por është i shqetësuar se disa qendra po i bien shkurt me procedurat.

 ‘Kur bën gjërat e duhura, dhe ndjek rregullat dhe ligjet, atëherë kjo është një sipërmarrje e kushtueshme. Por kur njerëzit nuk ndjekin procedurat atëherë ata mund të fitojnë shumë para’, tha Benjamin Föckersperger, sipërmarrës dhe pronar i një qendre testimi.

 “Tani për tani nuk ka ndonjë të dhënë për numrin e qendrave të testimeve të shpejta të hapura në Berlin. Në sytë e shtetit, veprimtaria e tyre, bën pjesë në ‘sipërmarrjen e lirë’ duke e lënë të lirë tregun e këtyre testimeve”, tha Kate Brady.

Si një infermier Dirk Heckert zbuloi që kishte shumë pak burokraci kur hapi qendrën e tij të testimeve të shpejta.

“Nëse bërë një krahasim, kur dëshiron që të hapësh një kioskë të vogël në Gjermani, procesi zgjat me muaj të tërë. Ndërkohë që për qendrat e testimit të shpejtë, procesi ishte shumë i shpejtë. Këtu duhet bërë një proces përzgjedhës: ato nuk duhet që të regjistrohen vetë. Mjafton vetëm që të vendosësh ti hapësh, të bësh njëfarë reklame dhe atëherë ke filluar punë”, tha ai.

Tani, në një letër të hapur, zyrtarët e Shëndetit Publik kanë kërkuar për një monitorim më të ngushtë, duke pasur frikë që jo çdokush që duhet që të qëndrojë në karantinë po i ndjek rregullat.

“Në fakt, problemi qëndron që ka disa qendra të testimit të shpejtë që nuk na i dërgojnë rezultatet e përgjigjeve të testit, veçanërisht rezultatet pozitive,  autoriteteve lokale, por ja japin përgjigjet e rezultateve në mënyrë të drejtpërdrejtë klientëve të tyre”, u shpreh Nicolai Savaskan, zyrtar i Shëndetit Publik.

Laboratorët në Gjermani kanë shumë kërkesa dhe që të bësh një test të zakonshëm të Covid-19 do të thotë që duhet që të presësh më shumë.

Por, pavarësisht mungesave në qendrat private të testimeve për shumicën e njerëzve këto qendra përbëjnë më shumë një përfitim sesa një shqetësim për publikun.

Lexoni gjithashtu:

Zgjaten masat kufizuese në Gjermani, izolim deri në shkurt

 






Etiketimet

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...


TË FUNDIT

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...

Refugjatët ukrainas mund të shkëmbejnë paratë e tyre me euro në Gjermani

Refugjatët ukrainas në Gjermani do të jenë në gjendje të shkëmbejnë paranë e tyre, hryvnia ukrainase, në euro nga kjo e martë pa kurs...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER