Parlamenti francez miraton draftin e kontestuar kundër ekstremizmit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Parlamenti francez miratoi të martën ligjin e posaçëm për t’i bërë kontrast rritjes së Islamizmit në disa qytete të vendit, që sipas qeverisë përbëjnë kërcënim për unitetin e republikës.

Drafti është i përshtatur në formën e një teksti që përforcon vlerat thelbësore të Francës dhe parimet e lirisë dhe barazisë, pa veçuar ndonjë besim fetar të caktuar, por duke dënuar praktikat si martesat e detyruara apo testet e virgjërisë.

I publikuar me rastin e 115-vjetorit të miratimit të ligjit që ruajti ndarjen e shtetit nga feja në Francë, ligji është cilësuar si sulm ndaj Islamit nga e majta dhe shumë i dobët nga e djathta ekstreme.

Drafti u miratua me 347 vota pro dhe 151 kundër në dhomën e ulët të Parlamentit, ku blloku i qendrës i presidentit Macron dhe aleatëve të tij kanë shumicën. Tani drafti kalon në Senat, ku shumica dominohet nga opozita e qendrës së djathtë.

Franca përjetoi një valë sulmesh me sfond islamik në vjeshtë dhe frenimi i ekstremizmit, ruajtja e identitetit francez dhe siguria e brendshme do të jenë çështje të nxehta në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Debati mbi ligjin u bë më intensiv pas ngjarjes së 16 tetorit, kur një adoleshent mysliman i preu kokën  një mësuesi gjimnazi, si ndëshkim për publikimin e karikaturave të profetit Muhamed.

 “Lufta kundër separatizmit ka qenë një domosdoshmëri për interesin kombëtar. Tragjeditë e  ndodhura e kanë bërë atë një emergjencë morale. Ndaj çfarë përmban ky ligj? Së pari, ai garanton nevojën tonë për laicizëm dhe së dyti, ai mbron viktimat e separatizmit, qoftë fizikisht apo online”, tha Guillaume Vuilletet, deputet i “La Republique en Marche”.

Ligji përfshin masa më të ashpra kundër aktiviteteve ekstremiste online, mbikëqyrje më të rreptë të shoqatave fetare dhe kufizime për arsimimin e fëmijëve jashtë shkollave tradicionale.

Etiketimet

Bashkëveprimi ushtarak, vendet e NATO-s ndajnë së bashku infrastrukturën luftarake

Për t’iu përgjigjur nevojës së NATO-s për një integrim më të mirë të kapaciteteve ushtarake, ushtritë e Belgjikës dhe Luksemburgut kanë nisur të përdorin...

Në Francë hapen parqet dhe hiqet maska, në Austri ‘festë’ nga 1 korriku

Parku Disneyland në Paris rihapi dyert ditën e enjte pas thuajse 8 muaj mbyllje për shkak të pandemisë. Vizitorë të shumtë u mirëpritën me muzikë...

4 atraksionet që ja vlejnë të vizitohen gjatë qëndrimit tuaj në Pukë

Prej kohësh Puka është kthyer në një destinacion të preferuar nga vizitorët vendas por edhe ata të huaj që kërkojnë të shijojnë, natyrën, borën,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER