Evropa

Flamingot në Qipro të rrezikuar, nuk ka një ligj për plumbat e gjuetarëve të depozituar në shtratin e liqenit të Larnakës

Përditësimi i fundit: 22/02/2021 - 16:30
Text size Aa Aa

Liqeni i kripur i Larnakës mirëpret rreth 15 mijë flamingo përgjatë dimrit. Flamingo është njëra nga speciet më të zakonshme të shpendëve në ishullin e Qipros, ndërkohë që ata migrojnë nga kushte klimaterike më të ftohta, duke mbërritur në Qipro me shirat e para të dimrit.

Drejtori i ekosistemit të shpendëve, Martin Hellicar shprehet që flamingot janë një ndër grupet e rrezikuara, të cilat rrezikojnë që të ushqehen nga mbetjet toksike që përdorin gjahtarët gjatë gjuetisë së tyre në liqen.

“Ashtu si zogjtë e tjerë, flamingot gëlltisin guralecë të vegjël gjatë ushqimit për të ndihmuar në tretjen, por nuk mund të bëjnë dallimin midis guralecëve dhe peletave. Kjo është e vetmja zonë e liqenit të Lanarkës në të cilën është e lejuar gjuetia”, thotë Martin Hellicar.  

Gjuetia është e ndaluar në pjesën më të madhe të liqenit të kripur, por gjuetarët vazhdojnë të veprojnë në zonën përreth liqenit ku sporti është i lejuar.

“Nuk besojmë se problem është gjuetia pranë liqenit. Bëhet fjalë për një zonë rreth 200 metra në tokën që rrethon liqenin, e cila është zonë e lejuar edhe sipas ligjeve të Bashkimit Evropian, ku 5 ose gjashtë gjuetarë çdo ditë mund të gjuajnë për pata çdo ditë. Nuk ka ndonjë incident të drejtpërdrejtë të flamingove të ngordhur në atë zonë specifike”, shprehet Alexandros Loizides, Federata e Gjuetisë në Qipro.

Statistikat e ekosistemit të shpendëve tregojnë që në dy muajt e parë të vitit të kaluar, 96 flamingo u helmuan dhe për pasojë ngordhën si shkak i gëlltitjes së pjesëve të plumbave të gjahtarëve.

“Ashtu si në vendet e tjera evropiane dhe si në të gjithë botën, çështja është që të ndalohen peletat prej plumbi të çifteve të gjahtarëve”, thotë Pantelis Hadjiyeros, shefi i Shërbimeve të Ekosistemeve.

Prej vitesh tashmë, në Qipro është e ndaluar përdorimi i peleteve prej plumbi dhe që ato të zëvendësohen me ato prej çeliku, por praktika e gjuetarëve ka mbetur e njëjtë, duke rrezikuar popullatën e flamingove në ishull.

Tregime të lidhura