Evropa

‘Gjyshja e palestrës’, 81-vjeçarja që stërvitet dhe kërcen bëhet e famshme në ‘TikTok’

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 18:51
Text size Aa Aa

‘TikTok’ njihet si një platformë ku adoleshentët mund të vendosin trende, por ky aplikacion nuk përdoret vetëm nga ta.

Erika Rischko është një zonjë 81-vjeçare nga Gjermania, që në TikTok’ njihet si "gjyshja e fitnessit".

Kur Gjermania hyri në izolim për shkak të përhapjes së pandemisë së coronavirusit pranverën e shkuar, Erika postoi videon e saj të parë në TikTok’, ku kërcente me bashkëshortin e saj.

Që prej atij momenti, ajo ka publikuar më shumë se 100 video të sajat duke u stërvitur dhe duke kërcyer, me shpresën se do t'i frymëzonte njerëzit të ishin aktivë edhe gjatë izolimit.

"Kërcimi është diçka të cilën duhet ta bëjmë më shpesh", - shprehet 81-vjeçarja.

Ajo numëron afro 125.000 ndjekës dhe ka arritur më shumë se 2 milionë pëlqime në TikTok’, një aplikacion i famshëm mes adoleshentëve, që njihet për rutinat e sinkronizuara të kërcimit apo sfida të tjera të cilat bëhen më pas virale në rrjet.

Komentet që Erika merr janë të shumta, sidomos nga të rinj të cilët e inkurajojnë të vijojë të postojë video.

Tregime të lidhura