San Marino nis vaksinimin me doza ruse, mbërrijnë dozat e para të Sputnik V

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shteti i San Marinos ka marrë dërgesën e parë të vaksinës ruse kundër Covid, Sputnik V. San Marino nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe gëzon një marrëdhënies historike dhe të privilegjuar me Rusinë

Sipas autoriteteve kjo është një dritë në fund të tunelit. Pas dy muajsh pritje, zyrtarët e San Marinos thanë për Euronews që nuk mund të prisnin më gjatë për programin e shpërndarjes së vaksinave Covax.

Ditën e enjte, u vaksinuan të parët 25 punonjës shëndetësor. Sfida më e madhe e autoriteteve është që të bindin skeptikët për sigurinë e vaksinës ruse pavarësisht faktit që nuk ka marrë ende miratim nga Agjencia Europiane  e Barnave.

“Jemi të vetëdijshëm për faktin që njerëzit janë të shqetësuar dhe dyshues. Këtë vendim e morëmdakordësi të plotë me autoritetet tona shëndetësore, të cilat vlerësuan çdo aspekt të sigurisë shëndetësore. Do të sigurohemi që të informojmë të gjithë shtetasit tanë për çdo paqartësi”, tha Teodoro Lonferrnini, ministër i Punës i San Marinos.

Mjekët dhe infermierët që u vaksinuan, u shprehën se më në fund kanë mundësi të marrin frymë sërish.

“Dua ti drejtohem të gjithë qytetarëve që pas kaq shumë ditësh pritje, më në fund dozat e para mbërritën”, shprehet Roberto Venturini, doktor.

Ministri i Punës së San Marinos deklaroi për Euroneës se çdo dozë e vaksinës Sputnik V i kushton shtetit rreth 10 euro dhe në ditët në vijim pritet të mbërrijnë edhe doza të tjera të kësaj vaksine

San Marino ka firmosur edhe një marrëveshje me qeverinë italiane dhe së shpejti pritet të mbërrijnë edhe dozat e para të vaksinës Pfizer.

“Vonesat janë pasojë e proceduarve të tej zgjatura burokratike dhe për këtë nuk ka asnjë përgjegjësi si qeveria e San Marinos ashtu edhe ajo e Italisë”, deklaroi Roberto Ciavatta, ministër i Shëndetësisë në San Marino.

Shumë njerëz e shohin ofertën e Rusisë për vaksinat Sputnik V si një mënyrë për të rritur influencën e Kremlinit në Europë. Por në rastin e republikës së vogël të San Marinos, marrëdhëniet diplomatike me Rusinë kanë ekzistuar prej kohesh.

“Të gjithë e dinë që Republika e San Marinos gëzon marrëdhënie të mira diplomatike me të gjithë shtetet e fuqishme në Botë. Kjo është natyra e shtetit tonë. Ne jemi një shtet neutral që ka mbajtur marrëdhënie, diplomatike, politike dhe ekonomike në të gjitha nivelet. Kjo na ka lejuar të kemi marrëdhënie të privilegjuara me shtetet e tjerë”, ka shtuar Lonfeernini.

Por në mënyrë që fushata e vaksinimit të jetë efektive, shteti i vogël duhet të sigurohet që dërgesat e vaksinës nga Bashkimi Evropian të mbërrijnë në kohë.



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER