Përdorim i ulët i “AstraZeneca” në Evropë, Spahn: Faji i organizimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet shëndetësore në disa vende evropiane po u bëjnë thirrje qytetarëve që ta marrin vaksinën antivirus të kompanisë “AstraZeneca”, në përpjekje për të kufizuar skepticizmin mbi efikasitetin dhe sigurinë e saj, që po bëjnë që furnizimet të mbeten stok.

Në javët e fundit, njerëzit kanë treguar rezistencë ndaj vaksinës, pasi efektet anësore, kryesisht temperaturë dhe dhimbje muskulore, prekën disa punonjës të sistemit shëndetësor. Qendra më e madhe e vaksinimit në Belgjikë u shfaq gjysmë e boshatisur ditën e premte. Edhe pse ka kapacitete për të vaksinuar deri në 5 mijë persona në ditë, ajo vaksinon rreth 1 mijë.

“Sot kemi 400 persona, ndërkohë që mund të kishim kryer rreth 1 mijë vaksinime. Kjo, sepse i gjithë procesi për të ftuar njerëzit ishte paksa i ngadaltë dhe rrjedhimisht ardhjet kanë qenë më të ngadalta nga sa pritej”, tha Inge Neven, shefe e Task-Forcës qeveritare të vaksinimit, Bruksel.

Edhe në Gjermani, ministri i Shëndetësisë deklaroi gjatë javës se ishte administruar vetëm 15 për qind e dozave të “AstraZeneca”, duke konfirmuar shqetësimin se gjermanët po tregoheshin selektivë.

Sidoqoftë, Jens Spahn tha në një konferencë shtypi të premten se shkak për këtë situatë ishin aspektet logjistike të vaksinimit dhe jo skepticizmi i qytetarëve.

“Nëse shohim shifrat e ditës së sotme, përshtypja ime është se kjo ka të bëjë me organizimin. Duhet të caktojmë më shumë takime derisa t’i vëmë gjërat në vijë në të gjitha landet. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi kjo vaksinë është e sigurt dhe efikase. Ajo ofron mbrojtje për ju dhe të tjerët rreth jush”, deklaroi Jens Spahn, ministër i Shëndetësisë, Gjermani.

Krahas apelit të ministrit, vetë gjermanët duket se janë ndërgjegjësuar dhe kanë deklaruar se do ta bëjnë vaksinën.

Etiketimet

Piktura e artistit spanjoll Pablo Picasso shitet në ankand për 103.4 mln dollarë

Një pikturë e realizuar nga Pablo Picasso u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të...

Trembëdhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19. Ministria e shëndetësisë ka...

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER