Homazhe opozitarit rus, 6 vjet nga ekzekutimi i Boris Nemtsov

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Diplomatë të shumtë në Rusi vendosën ditën e shtunë buqeta me lule në një urë pranë selisë së Kremlinit, ku në vitin 2015 u vra politikani i opozitës Boris Nemtsov.

Nemtsov, që shërbeu përkohësisht si zëvendës kryeministër nga fundi i viteve ’90 përpara se të bashkohej me opozitën, po punonte për një raport që ekzaminonte rolin e Rusisë në konfliktin në Ukrainë.

Pas vrasjes së tij, më 27 shkurt të 6 viteve më parë, aktivistët e opozitës nisën ngritjen e një memoriali, por autoritetet vendore i penguan dhe refuzuan kërkesën për vendosjen e një pllake përkujtimore në nder të tij.

Përkujtimi i së shtunës vjen në një kohë kur opozitari tjetër rus, Alexei Navalny ndodhet i burgosur. Aleatët e tij u bënë thirrje mbështetësve që të vendosnin lule në urën e Moskës, ku eksponenti i opozitës ra pre e atentatit.

Mes personave që vendosën buqeta me lule ishin edhe ambasadori amerikan John Sullivan dhe ambasadorja britanike Deborah Bronnert.

Në vitin 2017, një gjykatë ruse dënoi 5 persona me nga 11 deri në 20 vjet burg për përfshirje në vrasjen e Nemtsov, por aleatët e tij deklarojnë se personat që urdhëruan ekzekutimin janë ende të lirë.



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER